Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër për filmin “Creed II”, vazhdimin e dramës me boksierë nga viti 2005 që ishte një ‘spin-off’ nga filmat për Rocky Balboan.
Steven Caple e ka bërë regjinë e vazhdimit të shumëpritur, ndërsa për skenarin janë angazhuar Cheo Hodari Coker dhe Ryan Coogler.
Ylli kryesor, Rocky Balboa (që portretizohet nga Sylvester Stallone) në këtë film paraqitet si trajner i Adonis Creed (të cilin e luan Michael B. Jordan).
Aadonis është djali i Apollo Creed, kundërshtarin më të madh të Rockyt, i cili më vonë u bë miku i tij më i mirë.
E veçanta e ngjarjes në këtë film është edhe takimi ndërmjet Ivan Dragos (që e luan Dolph Lundgren) dhe Rocky Balboas.
Creed do të përballet me djalin e Dragos, Viktor Drago, të cilin në film e portretizon Florian Munteanu.
Ka kohë që Stallone ka njoftuar se filmi i ri do të dalë gjatë vitit 2018, ndërsa tashmë lajmi është konfirmuar dhe është caktuar data 21 nëntor për fillimin e shfaqjes nëpër kinematë amerikane. /Telegrafi/
[embedded content]