besart halimi i jep fund thashethemeve per krize ne martese publikon nje fotografi te embel me bashkeshorten1 560x416 - Besart Halimi i jep fund thashethemeve për krizë në martesë, publikon një fotografi të ëmbël me bashkëshorten

Këngëtari i njohur Besart Halimi, ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media, sa i përket jetës private.

U tha se ai dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë një krizë në martesë, gjë e cila doli të mos jetë e vërtetë.

Një lajm të tillë e ka mohuar edhe vet Besarti, ndërkohë që duket se mes çiftit raportet janë më se të shkëlqyera.

Këtë e vërteton edhe një fotografi e publikuar nga këngëtari në rrjetin social Instagram, ku shfaqet shumë i dashuruar pranë bashkëshortes.

Lexo po ashtu:

Në fotografi, Besarti shihet teksa i jep një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së tij, e cila duket shumë e lumtur në krahët e bashkëshortit.

Mesa duket, thashethemet e pavenda kanë ndërhyrë në jetën e çiftit, duke cenuar ndoshta më shumë se ç’duhet privatësinë e tyre.

Besarti ndërkohë ka qenë mjaft aktiv në muzikë, teksa vetëm pak javë më parë solli këngën e re “Shko”, në bashkëpunim me Armend Ramadanin. /Telegrafi/

[embedded content]


www.foxshop-ks.com