dalin online detajet e galaxy x telefonit te palosshem te samsung 560x416 - Dalin online detajet e Galaxy X, telefonit të palosshëm të Samsung
dalin online detajet e galaxy x telefonit te palosshem te samsung - Dalin online detajet e Galaxy X, telefonit të palosshëm të Samsung

Telefoni i palosshëm Samsung Galaxy F, apo Galaxy X, pritet të lansohet në fillim të vitit 2019 dhe tani janë shfaqur më shumë detaje rreth pajisjes.

Detajet e reja të telefonit fleksibil të Samsung janë zbuluar nga SamMobile, të cilët thonë se këto detaje janë shfaqur online.

Në mënyrë të veçantë, modeli me numër serik SM-F900U do të vijë me një hapësirë të brendshme 512GB. Kjo mund të sugjerojë se telefoni do të ketë hapësirën e ndërtuar brenda, pa asnjë mënyrë për zgjerim përmes kartelës microSD.

Detaje të tjera zbulojnë se telefoni i palosshëm duhet të jetë i disponueshëm në dy variante të ngjyrave, të hirtë dhe të zezë.

Samsung ka zbuluar tashmë ekranin e telefonit, që e quan Infinity Flex Display. Ekrani OLED prej 7.3 inç që paloset në gjysmë do të mbështetet nga një ekran tjetër më i vogël i cili shfaqet kur telefoni është në modalitetin e palosur.

Samsung duhet të zbulojë telefonin e palosshëm zyrtarisht në fillim të vitit 2019, ku pritet të marrë një çmim prej 1.000 $. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com