Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se në Ditën që shënon punën vullnetare, bashkë më bashkëshorten e tij, ka ndarë dashurinë dhe solidaritetin me fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down.
Postimi i Aliut në Facebook:
Ferizaj është epiqendër e punës vullnetare. Në ditën që shënon punën vullnetare, bashkë më bashkëshorten time, ndamë dashurinë dhe solidaritetin me fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down.
Kënaqësi e rrallë që si kryetar dhe si qytetar, ti shërbej kësaj kategorie, me një qëllim, shembullit të kujdesit për më të shtrenjtën, familjen.
Dashuri, solidaritet, dinjitet dhe pak më shumë vëmendje institucionale janë mjaftueshëm për të ndihmuar përmes punës vullnetare gjithë shoqërinë.
Urime 5 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Punës Vullnetare!