Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, prej ditës së nesërme, do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri të martën.
Sipas ministrisë kjo mbyllje do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 17:00.