Këshilla më e mirë për mushkëri të shëndetshme është ndërprerja e pirjes së duhanit, mirëpo nëse nuk mund ta lini atë, do të duhej më shpesh të hani artikuj të cilët përmirësojnë shëndetin
Të gjithë e dimë mirë që pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin dhe që dukshëm shton rrezikun nga kanceri i mushkërive.
Rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, si edhe shfaqjen e kancerit në mënyrë drastike i zvogëlon ndërprerja e pirjes së duhanit, mirëpo nëse e injoroni këtë fakt dhe çdo ditë thithni nikotinë, do të duhej të zgjidhnit se çfarë do të duhej të gjendej në pjatën tuaj.
Në të vërtetë, hulumtimet më të reja kanë treguar që disa artikuj mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive, andaj është e dëshirueshme më shpesh t’i konsumoni, sidomos nëse jeni duhanpirës.
Në hulumtim kanë marrë pjesë persona nga të cilët disa kanë qenë duhanpirës, disa ish-duhanpirës dhe të tjerët joduhanpirës, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me ushqimin e tyre.
Të gjithë u janë nënshtruar matjes në spirometri, metodë e cila mat funksionin e mushkërive, përkatësisht vëllimin e mushkërive dhe shpejtësinë e qarkullimit të ajrit nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.
esti është përsëritur edhe 10 vjet më vonë. Rezultatet kanë treguar që duhanpirësit të cilët kanë konsumuar shumë mollë, banane dhe domate kanë pasur më pak dëmtime në mushkëri gjatë kësaj periudhe.
Shkencëtarët thonë që arsyeja për atë që këta artikuj janë të pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të organeve të frymëmarrjes, përmirësojnë potencialisht shëndetin e mushkërive dhe ndihmojnë me rastin e përtëritjes së indeve të dëmtuara të cilat kanë ndodhur gjatë pirjes shumëvjeçare të duhanit.