Çaji i gjelbër është një zakon tradicional japonez i cili tashmë është përhapur edhe në Perëndim.
Ky çaj është një nga pijet më të dobishme për nga aspekti shëndetësor, ndërsa në artikullin e sotëm ne kemi dhënë disa arsye pse ju duhet ta konsumoni atë në baza ditore.
Çaji jeshil rekomandohet nga nutricionistë si një alternativë e kafesë. Ai përmban antioksidantë të ndryshëm dhe siguron përfitime të mrekullueshme shëndetësore.
Gjithashtu konsiderohet si ‘mbreti’ i çajit për shkak të aftësisë për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Ndër problemet shëndetësore të cilat trajton ky çaj, nëse merret në baza ditore, është edhe rënia e flokëve.
Ndërkohë, ndiqni listën e mëposhtme për t’i kuptuar përfitimet e tjera:
– Përforcon imunitetin tuaj
– Parandalon infeksionet virale dhe bakteriale
– Asiston në parandalimin e kancerit
– Iu ndihmon në humbjen e peshës.