56786173 2251723371540152 3915302782717919232 n 560x416 - Ferizaj nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Turke “TIKA”, priten investime të mëdha në bujqësi

Ferizaj, ka krijuar klimë të favorshme për investimet e huaja si dhe donacionet e ndryshme nga organizata ndërkombëtare. I tillë ishte edhe takimi i sotëm i të parit të Ferizajt, Agim Aliu me drejtues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA”, me ç ‘rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëfinancimit në fushën e bujqësisë. Donatorët turq zhvilluan një takim me të parin e Ferizajt, Agim Aliu i cili shoqërohej nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami si dhe shefi i Kabinetit, Selim Marevci, ku u njoftuan nga ky i fundit për politikat e ndërmarra deri më tani nga qeverisja lokale në dobi të rritjes ekonomike, përkatësisht zhvillimit të bujqësisë. Pjesë kyçe e takimit të sotëm ishte marrëveshja e bashkëfinancimit, përfituese e së cilës është Komuna e Ferizajt, ku parashihet që të investohet një shumë prej 40,000€ në mekanizmin bujqësor, përkatësisht pajisjet dhe veglat e nevojshme që do të shpërndahen tek dhjetëra bujq ferizajas.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se raportet e Komunës së Ferizajt, me Agjencinë “TIKA”, janë raporte të cilat janë vendosur kohë më parë, duke rikujtuar vizitën një vit më parë të këtij të fundit, për të prezantuar projektet zhvillimore për Ferizajn, rezultatet e së cilës po konkretizohen sot me këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe do të konkretizohen edhe në fusha të tjera. Projektet e tilla si ky i sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i quajti politikë të qëndrueshme në fushën e bujqësisë dhe mundësi e shtuar për vende të reja pune.

“Sigurisht që ky është rezultat i një bashkëpunimi të natyrshëm në mes dy popujve dhe dy shteteve tona mike, populli turk dhe shteti turk gjithmonë ka qenë mbështetëse ndaj Republikës së Kosovës dhe po ashtu edhe Agjencia Shtetërore Turke “TIKA” në këtë rast dhe mua më vjen mirë që tashmë në Ferizaj do të kemi një bashkëpunim të tillë dhe në një mbështetje të tillë të TIKAS-s, dhe falënderoj që kanë zgjedhur pikërisht Ferizajn që të ketë një mbështetje shumë të veçantë, sepse do të mbështesë kryesisht projektet që kanë të bëjnë me prodhimtarinë dhe mbështetja në projektet e prodhimtarisë është një mundësi më shumë që të kemi vende të reja pune, por mbështetja e prodhimtarinë sidomos në fushën e bujqësisë është edhe siguri e ushqimit, ju e dini se ne si qeverisje komunale kemi pasur një punë dhe një angazhim të shtuar gjatë gjithë mandatit qeverisës për sigurinë e ushqimit andaj mbështetje e këtyre projekteve të prodhimtarisë është një mundësi më shumë që të kemi më shumë siguri për ushqimin që e konsumojë çdo ditë. Pra, u dakorduam me zotëri Burakun që ne të mbështesim kryesisht këto fusha, por sigurisht “TIKA” dhe zotëri Burakun do ta kemi më shpesh në Ferizaj, por sigurisht se për projektet e ardhshme do t’i kemi herëve të tjera kështu të nënshkruara dhe konkrete. Ne kemi dorëzuar edhe një listë të projekteve që do të shikohen me mundësinë e mbështetjes së “TIKA”-së” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në anën tjetër, Hasan Burak Ceran, koordinator i Agjencisë Shtetërore “TIKA” tha se synimet e kësaj agjencie janë që të ndihmoj në zhvillimin ekonomik-social, me theks të veçantë rritjen e mundësisë për vende pune

“Jemi në Ferizaj për të përkrahur fushën e bujqësisë. E rëndësishme për ne është që në Kosovë të bëjmë rritjen e numrit të punëtorëve, prodhimtarinë dhe në këtë aspekt jam shumë i kënaqur që në Ferizaj po bëjmë një hap të tillë. Siç jeni te informuar ne kemi filluar aplikimin për zhvillim rural në Kosovë. Në këtë fazë kemi përfshirë 8 komuna dhe kemi dal me konkurs për të pranuar aplikimet për këto komuna. Në këtë aspekt kemi dashur të zhvillojmë një bashkëpunim me Ferizajn uroj qe ky projekt te jete për te mirën e Ferizajt” tha koordinatori i TIKA-s, Hasan Burak Ceran.


www.foxshop-ks.com