vjedhje ne shtepi 587x346 560x346 - Vidhen 70 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Në këmbimoren ‘Lisi’ në Ferizaj u vodhën 70000 euro gjatë natës mes së hënës dhe së martës.

Në lokalin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka depërtuar nga mbrapa, me ç’rast është thyer muri i ndërtuar me tulla.

Më pas, është hapur arka me çelës, ku janë vjedhur në total 70000 euro, në valuta të ndryshme, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.

Një person i vetëm më pas e ka vjedhur DVR-in e kamerave, kurse ende pa hyrë në lokal, nga jashtë e kishte prerë kabllon e internetit.

Rastin e ka paraqitur në polici vetë pronari R.SH.

Prokuroria e ka cilësuar këtë si vjedhje të rëndë, ndërsa ka konfirmuar për televizionin se bëhet fjalë vetëm për një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se një herë nuk mund të nguten me deklarata.


www.foxshop-ks.com