59697065 2284234288289060 5941112910620131328 o 1 560x416 - ​Varrezat e reja të qytetit të Ferizajt vendosen në Fshatin e Vjetër

Kjo pasdite është nga ditët më të veçanta, që do të mbetet në kujtesën e qytetarëve ferizajas. Të mbledhur të gjithë së bashku, liderë lokal dhe krerë të komuniteteve fetare, vizituan hapësirën dhjetëra hektarësh në Fshatin e Vjetër ku do të vendosen Varrezat e Reja të Qytetit të Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me arkitektë dhe drejtorë komunalë sqaruan detajet e këtij projekti që parasheh ndarjen në blloqe, ndërtimin e objekteve të kulteve fetare, parkingjeve të varrezave dhe hapësirën prej mbi 30,000 vendvarresh, zgjidhje kjo për dhjetëra vite për Ferizajn.
Ai tha se ky projekt i nisur në vitin 2013 po merr rrugën e realizimit, dëshmi se qeverisja aktuale zgjidh problemet e trashëguara duke i shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë. “Besoj se brenda një kohe të shkurtër do të fillojë implementimi i këtij projekti, ndoshta qysh prej javës së ardhshme. Projekti është dorëzuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, pasi ka kosto të lartë të financimit dhe besojmë se ministria do ta miratojë dhe mbi bazën e projektit do të zbatohet”, tha Aliu.

57311562 2284234198289069 7801977392204873728 o - ​Varrezat e reja të qytetit të Ferizajt vendosen në Fshatin e Vjetër

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Bujar Hasani, foli për rëndësinë e këtij projekti.

“Kreu i Komunës sonë ka insistuar të ndajë sipas besimeve parcela të veçanta në bazë të riteve fetare që kemi. Gjithmonë insistojmë t’i kryejmë ato që na obligon feja, ndërsa në atë që obligohemi ndaj shtetit, patjetër që se do ta kryejmë bashkë dhe obligimet që na përkasin do t’i kryejmë siç duhet”, tha Hasani.

Të rëndësisë së veçantë këtë projekt e vlerësuan edhe drejtuesit e Kishës Katolike në Ferizaj.

Don Viktor Sopi tha se është një projekt tejet i qëlluar dhe i nevojshëm për të gjitha komunitetet fetare, ku përfundimisht gjenerata e gjenerata do të pushojnë në këto hapësira, dinjitetshëm.

59219937 2284234324955723 3185382423726653440 o - ​Varrezat e reja të qytetit të Ferizajt vendosen në Fshatin e Vjetër

“Unë mendoj se populli shqiptar do të mund ta bënte një kontratë që kur nuk jam unë ta kryej hoxha varrimin apo kur nuk është hoxha ta kryej unë, sepse ajo është një lutje e përbashkët. Projekti është i qëlluar dhe përgëzoj të gjithë ata që janë angazhuar të vijë dita e inaugurimit e këtij projekti”, tha Don Viktor Sopi nga Kisha Katolike e Ferizajt.

Nazmi Berisha nga komuniteti protestant tha se për komunitetin që përfaqëson mungesa e një lokacioni të posaçëm të varrezave ka qenë një sfidë e vazhdueshme, andaj Ferizaj mund të merret si model në këtë pikëpamje në Kosovë.

“E shohim si një shembull të mirë për gjithë Kosovën duke i vendosur gjithë komunitetet fetare në një vend me parcela të ndara, por në një lokacion të caktuar. Mendoj se ky është një shembull shumë i mirë dhe uroj që të përfundohet sa më shpejt”, tha Berisha.

Ndërsa, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Ferizaj, Trajko Vlajkoviq, tha se edhe pse përfaqëson një numër të vogël besimtarësh ortodoks në Ferizaj, falënderon kryetarin Aliu që në këtë projekt të llogarisë edhe këtë komunitet.


www.foxshop-ks.com