auto HoM visit Strpce17nov20111556889121 560x416 - Protestohet në Shtërpcë, banorët kundër ndërtimit të hidrocentralit

Këtë të premte në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona – banorë të kësaj zone.

Protestuesit me këtë rast sipas Policisë së Kosovës, kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishtes duke bllokuar rrugën.

”Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policor të Stacionit Policor të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt. Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërndarë duke liruar rrugën”.

Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre, thuhet në kumtesën e Zyrës për Informim nga Policia në Ferizaj.


www.foxshop-ks.com