Një aksident ka ndodhur në Han të Elezit, ku janë përfshirë edhe vetura diplomatike.
Sipas fotografive që kanë ardhur në adresë të Gazetës Express shihen se në aksidentin që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Shkup, janë përfshirë dy vetura diplomatike.
Policia e ka konfirmuar për Express se ka ndodhur aksidenti por nuk ka dhënë detaje të tjera e as nuk ka treguar se cilit mision diplomatik i takojnë veturat.
“Aksidenti ka ndodhur në Han të Elezit rreth orës 14:40 minuta janë përfshirë 3 automjete. Dy prej tyre me targa diplomatike të një shteti edhe një civile. Dëme materiale ka, të lënduar nuk ka. Dhe, rasti përcillet në procedurë të rregullt”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj.