auto 62136863 2220509901329739 3991187643588149248 n15593853181 560x416 - Sportistja e Kosovës që u likuidua nga dora e zezë e Serbisë

Dëshmorja e Lirisë! Sanije Rexhepi e cila përveç që ka qenë volejbolliste e shquar në vitet e 90-ta ka dhënë shumë edhe në çështjen kombëtare. Sanija me vite kishte luajtur për ekipin e Ilirisë së Lloshkobares dhe kontributi i saj ka qenë i madh. Ajo ishte halë në sy vazhdimisht nga regjimi kriminal i Serbisë për shkak të veprimtarisë kombëtare të saj.

Përkundër kërcënimeve nga sigurimi i pushtuesit serb ajo kurrë nuk u ndal në misionin e saj, deri në ditën e vdekjes. Dita e 2 qershorit të vitit 1999 ka qenë ditë e rëndë. Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, Serbia barbare përdori dhunën ndaj fshatarëve, nuk la gjë pa bërë.
Sanije u kidnapua nga dora e zezë e Serbisë dhe u likuidua (ishte masakruar). Nesër plot 20 vite nga vrasja mizore e Sanijes dhe që kishte tronditur gjithë Kosovën.

auto auto aa153960911715593853161 - Sportistja e Kosovës që u likuidua nga dora e zezë e Serbisë

Sanija në këmbë, e treta në të djathtë me KV Iliria 1994, e rrumbullakuar me ngjyrë të bardhë

Kosova mbeti pa një emër të sportit, pa një veprimtare të shquar kombëtare, për të cilët flasin me shumë krenari të gjithë ata që e njohën Sanijen, për vendosmërinë dhe trimërinë që kishte dhe që edukoi në frymën kombëtare brezat se si duhet luftuar Serbinë okupatore dhe si ta ndërtojmë shtetin e Kosovës.


www.foxshop-ks.com