Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë
Pas mese një viti pune në drejtim të ruajtjes së privatësisë, Firefox tashmë ka vendosur të bllokojë cookie-t përmes të cilave reklamuesit dhe publikuesit gjurmojnë përdoruesit gjatë shfletimit në ueb.
Cookie-t janë skedarë të vegjël në tekst të cilat uebsajtet i ruajnë në shfletuesin e përdoruesve dhe ofrojë statistika të rëndësishme për firmat analitike dhe reklamuesit.
Mozilla do ti bllokojë këto cookie të palëve të treta me funksionin e ri “Enhanced Tracking Protection” të cilin e lançoi në 2018.
Vitin e kaluar probleme të privatësisë si thyerjet e sigurisë të Facebook Cambridge Analytica prekën miliona njerëz. Kontrollimi i cookie-ve nuk rregullon problemin por mund të ndihmojë duke e bërë më të vështirë për kompanitë tu gjurmojnë.
Në postim në blog të Mozilla, kompania shprehej se “Njerëz çdo ditë e më shumë po ndjehen më të pasigurtë.”
Bllokimi i gjurmimit nga shfletuesit bëhet standard
Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë. Apple Safari prej kohësh kishte bllokuar gjurmimin dhe së fundi shtoi edhe një opsion tjetër, atë të bllokimit inteligjent të gjurmimit që është një nivel më i avancuar. Shfletuesit rivalë si Brave gjithashtu bllokojnë cookie-t e palëve të treta e madje edhe Chrome dominues ka filluar të ecë në këtë drejtim.
Versionet e fundit të Firefox bllokojnë gjurmuesit automatikisht tha Mozilla. Megjithatë përdoruesit mund ça aktivizojë opsionin e madje të zgjedhin nivele të ndryshme bllokimi duke qenë se në disa raste mund të shkaktojë probleme me uebsajtet.
Bllokimi i cookie-ve mund të çojë në një mënyrë tjetër gjurmimi që duhet gjurma dixhitale e gishtërinjve. Disa uebsajte kanë filluar të implementojnë skripte gjurmimi të cilët marrin konfigurimi e shfletuesit, një koleksion të dhënash të cilat identifikojnë përdoruesit në mënyrë unike. Për të adresuar këtë shfletuesit kanë vendosur të reduktojnë faktorët që përdoren në krijimin e kësaj gjurme dixhitale e madje edhe të bllokojnë skriptet.
Privatësia, lufta e re mes shfletuesve
Disa shfletues kanë filluar ta shohin privatësinë si një mënyrë për tu diferencuar nga të tjerët, veçanërisht përballë Chrome.
Një inxhinier i Apple Safari shprehej se privatësia është lufta e re mes shfletuesve. Në 2017-ën ai i shihte Firefox dhe Microsoft Edge si aleatë në përpjekjet për të bllokuar gjurmimin e përdoruesve.
Një inxhinier nga Mozilla gjithashtu i dha jehonë këtyre qëndrimeve kur tha se një luftë e re kundër reklamave të shënjestruara po vjen duke paralajmëruar Facebook, Google e kompani të tjera burimi kryesori i të ardhurave është reklamimi.
Facebook dhe Google janë fuqitë botërore në reklamimin në internet. Megjithatë ekzekutivët e dy kompanive kanë lëshuar deklarata në drejtim të mbrojtjes së privatësisë.
“E ardhmja është private,” shprehej Mark Zuckerberg në Prill. “Privatësia nuk mund të shitet si një luks dhe vetëm tek njerëzit që mund të përballojnë koston e shërbimeve premium,” tha CEO i Google Sundar Pichai në Maj.
Megjithatë deklaratat e tyre janë në kontrast me aktivitetin që ushtrojnë. Apple vazhdimisht ka krijuar shërbimet pa pagesë të cilat shndërrojnë të dhënat e përdoruesve në një produkt të cilat ua shesin reklamuesve. /PCWorld Albanian