Gjykimi per narkotike foto KALLXOcom1 560x416 - Katër ferizajas dënohen me nga 250 euro për më pak se 1 gram drogë

Gjykata e Ferizajt i ka dënuar katër persona me gjobë pasi i ka gjetur fajtorë për posedim të narkotikëve.

Në seancën e sotme, B.Xh, Sh.P., A.B. dhe D.S. e kanë pranuar fajësinë.

Pas kësaj, gjyqtari i rastit, Shabi Idrizi, të akuzuarit i ka dënuar me nga 240 euro gjobë secilin.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt, më 16.01.2019 rreth orës 21:00 në rrugën ‘’Liman Reka’’ në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Stop drogës në shkolla”, gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një veturë VW Polo në të cilën ishin të pandehurit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar narkotik të llojit marihuanë me peshë 0.62gr.

Prokuroria pretendon se fillimisht i kanë bërë bashkë të hollat në shumë prej 5 euro për të blerë narkotikun, e në momentin që i vërejnë zyrtarët policor, narkotikun e hedhin në tokë.

Me çka sipas prokurores së rastit Luljeta Bilalli në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – posedim i paautorizuar i narkotikëve.


www.foxshop-ks.com