KF Ferizaj ka konfirmuar se është përforcuar edhe me dy futbollistë, me ç’rast thotë se ka kompletuar skuadrën.
Qendërmbrojtësi Viktor Kuka dhe sulmuesi Adenis Shala janë dy përforcimet e radhës te Ferizaj.
“Kuka rikthehet në klubin tonë ku pati paraqitje shumë të mira në ekipin tonë, me përvojën që ka pritet të jetë shtylla kryesore në mbrojtje. Shala i ardhur nga Ferronikeli me paraqitje shumë të mira stinorin e kaluar, pritet që të jetë bomberi i skuadrës tonë”, thuhet në konfirmimin e Feronikelit.
Deri më tani Ferizaj është përforcuar me:
Taulant Dajakun – mesfushor
Përparim Livorekën – sulmues
Bunjamin Asani – mesfushor
Filonit Shaqiri – mesfushor
Zgjim Mustafa – mesfushor
Behar Bardhi – mbrojtës
Fatih Karahoda – sulmues
Donat Kaqiu – portier
Ergon Hyseni – mbrojtës
Alban Rexhepi – sulmues
Edon Sadriu – sulmues
Asamoah Samuel – mesfushor
Prince Owsu – mbrojtës
Nupaya Alhassan – mbrojtës
Okyere Rockson – sulmues
Dardan Jashari – mbrojtës