Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e djeshem.
Dje rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë si pasojë e të shtënëve me armë zjarri është vrarë një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmi.net, ka mësuar se i vrari është B. Mehmeti, rreth 40-vjeçar.
Ndërkaq të plagosurit janë babai me dy djemtë e tij.
Deri më tani Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona për këtë incident, ndërkaq zyrtarisht ende nuk dihen motivet e këtij rasti, por që dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net, se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.