80378245 2741701645875653 7141195634333188096 n 850x478 1 560x416 - Ferizaj miraton Rregulloren e Transparencës dhe Taksës, Tarifave, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës për këtë vit kalandarik. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë seancë.

Si pikë e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje është diskutuar Rregullorja për Transparence, ku drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka thënë se dokumenti në shqyrtim është në harmonizim me katër udhëzimeve administrative që ka nxjerrë Qeveria e Republikës së Kosovës siç janë: Udhëzimin Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Nivel Lokal; Udhëzimin Administrativ për Transparencë Komunale; Udhëzimin Administrativ për Komitetet Konsultative; si dhe Udhëzimin Administrativ për Funksionimin e Qendrave për Shërbim të Qytetarëve. Sipas saj pretendim politik-administrativ i komunës me këtë Rregullore është, që të mbahet përgjegjës secilën zyrë që vepron në Komunë e deri tek kryetari i Komunës.

Ajo ka shtuar se me këtë rregullore mëtohet që të arrihet forcimi i transparencës në punën e organeve të Komunës, Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës, organeve të Administratës, drejtorive komunale, institucioneve arsimore, shëndetësore, punës së ndërmarrjeve publike komunale si dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në nivel lokal. Përmes kësaj rregullore, rregullohet pjesëmarrja e publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, dhe komiteteve të tij, dhe se ruan obligimin e komunës për njoftimet publike me arritjen e projekteve të komunës.

Po në këtë mbledhje është prezantuar edhe Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, propozim ky që mori aprovimin e të gjithë asamblistëve.

U propozua edhe vendimi për ndryshimin e Statutit të KRU “Bifurkacioni” nga Ndërmarrje Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore, nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.

Po ashtu me shumicë votash është aprovuar edhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2020.

Po ashtu në këtë mbledhje gjerë e gjatë u diskutua edhe një informatë për shëndetsinë ferizajase, si dhe një informate për gjendjen ne arsim, konkretisht bursat studentore.

Në mbledhjen e fundit të këtij viti, betimin e dha edhe asambleistja e re në Kuvend, Hysnije Mustafa-Shamolli e cila e zëvendësoi ish asambleistën Saranda Musliu.


www.foxshop-ks.com