Largimet tek skuadra e Ferizajt nuk kanë të ndalur.
I radhës është futbollisti Dren Gashi, sulmuesi i mirënjohur kosovar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti në llogarinë e tij në Facebook:
Ai si futbollist ka luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë.
Gashi bëhet kështu futbollisti i gjashtë në afatin kalimtar të janarit që ndahet nga “Ujqit” pas Dardan Jasharit, Zgjim Mustafës, Alban Rexhepit, Përparim Livorekës dhe Fatih Karahodës.