Tetë të dyshuar janë arrestuar në Ferizaj sot nën dyshimin se kishin substancë narkotike.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
“Katër nga këta të dyshuar janë liruar pasi nuk iu është gjetur asnjë sasi e narkotikëve. Ndërsa katër të dyshuarve të tjerë iu është gjetur sasi e vogël e substancës narkotike”.
“Ata janë intervistuar, janë liruar me urdhër të prokurorit. Atë sasi të lëndëve narkotike që patën iu konfiskua. Rasti shkon në prokurori”, ka deklaruar Gashi për klankosova.tv.