Doreza medicinale 1 foto Komuna e Ferizajt 695x3101 1 560x310 - Ferizaj: Konfiskohen 1.500 palë doreza e maska medicinale pa deklaracion

Njësia e Hetimeve e Ferizajt ka ndaluar sot një veturë të dyshimtë me tabela vendore, të cilën pas ndalimit dhe njoftimit të Inspektoratit të Komunës, u konstatua se në veturë po barteshin 15 pako me 1.500 doreza medicinale e maska medicinale, të cilat nuk kishin kurrfarë dokumentacioni që dëshmonte prejardhjen dhe destinimin.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, Inspektorati i Komunës pas kontrollit të imët që i bëri ngarkesës, konfiskoi këtë sasi materiali mbrojtës, që për qëllim kishte tregtimin dhe personi që po bartte këtë sasi u shoqërua në Polici për hetime të mëtejme.

Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë personat që po e shfrytëzojnë gjendjen e panikut për shkak të coronavirusit për veprime kriminale e të dyshimta.


www.foxshop-ks.com