Ferizaj ka një punëtor të zellshëm dhe për më tepër tejet besnik.
Është ky Nazmi Kosumi, i cili prej 20 vitesh është pjesë e klubit.
“Nazmi Kosumi është pjesë e klubit tonë që 20 vite, duke u përkujdesur me pasion për stadionin dhe ambientet e klubit tonë.
Ai njihet si një puntor i sjellshëm, që nuk ndalet asnjëherë. Ai gjithashtu eshte shumë i lidhur me futbollistët, shpesh herë bënë atmosferë për t’i relaksuar futbollistët tanë”, shkruan ndër të tjera faqja e Ferizajt në Facebook.
Ferizaj edhe në kohë pandemie ndodhet në krizë financiare.