Labinot Tahiri përmbylli në qytetin e tij aktivitetin e ndihmave në kohë pandemie.
Labinot Tahiri gjatë këtyre javëve ka qenë aktiv me dhurimin e pakove ushqimore dhe higjienike në disa qytete të Kosovës.
Këngëtari gjatë kësaj periudhe ka ndihmuar familjet në nevojë, ndërsa sot e përmbylli në Ferizaj këtë aktivitet.
Aty u dhuruan 200 pako ushqimore dhe higjienike, ndërsa bashkë me të ishte edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Sot përfundoj aksioni ynë në Ferizaj ku ishte i pranishëm edhe kryetari i nderuar, Z Agim Aliu!
Faleminderit të gjithë donatorëve nga e gjithë bota”, janë fjalët e Labit.