auto 101379853 256416532236383 476130183124877312 n15910304311 560x416 - Rexhepi kundërshton: Nuk ka më kafe 50 cent në Ferizaj!

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Amir Rexhepi, kundërshton veprimet e fundit të kafiterive.

“Marrëveshje e heshtur për rritje çmimi, kafiteritë e Ferizajt në mënyre unanime kanë vendosur të rrisin çmimin e kafes. Ky vendim dëmton xhepin e qytetarëve edhe ashtu të varfër. Ky vendim është marrë nga kafiteritë ferizajase pa paralajmërim, në mënyrë të msheftë për të mos u hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Ndërkohe tani është koha kur vijnë mërgimtarët dhe ne i presim ata me ngritje çmimesh. E kuptoj që gjatë kohës së pandemisë nuk kanë punuar, mirëpo kjo nuk është arsye, sepse kafiteritë janë të liruara nga taksat komunale. Kërkoj që ky vendim të shqyrtohet nga Shoqata e Gastronomëve të Ferizajt!”, ka thënë Rexhepi.


www.foxshop-ks.com