Nga Komuna e Ferizajt bëjnë të ditur se sot janë shëruar 6 qytetarë nga kjo komunë që ishin të infektuar me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
“Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 6 ferizajas të shëruar që çon në 123 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive”.
“Shërim te shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin në Facebook të kësaj komune