Vdes një kosovar në plazhin e Velipojës, autoambulanca vonohet një orë.
Një person rreth të 60-ve nga Ferizaj sot ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës.
Një pushues, që ishte me profesion infermier, ka tentuar ta ndihmojë pas nxjerrjes nga uji pasi që autoambulanca është vonuar për një orë, njofton Klan Kosova.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku.
Klan Kosova e ka siguruar videon kur autoambulanca merr trupin e tij derisa pushuesit e zemëruar me vonesën e quajtën të turpshëm këtë veprim.