Dy të lënduarit nga shpërthimi i një bombole gazi në një restaurant në Ferizaj, Enver Xhikoli dhe Fidan Gashi janë zgjuar nga koma.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tyre, ndërsa njoftimin e ka publikuar këngëtari Labinot Tahiri.
Të dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Austri dhe sipas Tahirit janë duke u trajtuar shumë mirë.
Edhe 4 të tjerë janë duke u shëruar në Turqi.
Postimi:
Lajm i mirë!
E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!
Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.
Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!
Po ashtu uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.
Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.
LABI