Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 632 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2410 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe tetë raste të vdekjeve.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.