muralet 870x5221 1 560x416 - Nisin përgatitjet për edicionin e 6-të të MuralFestit

Përveç se ia kanë shtuar bukurinë qytetit të Ferizajt, muralet tanimë janë bërë pjesë edhe e vet trashëgimisë kulturore të qytetit.

Festivali i muraleve “MuralFest” i cili është ideuar nga dy piktore Ferizajase, për pak ditë fillon me edicionin e vet të gjashtë, ku përmes pikturimit të fasadave, artistët i dhurojnë qytetit pamje të bukura në zemër të tij.

“Këtë vit e festojmë edicionin e gjashtë të festivalit të muraleve. Tema është Home(shtëpia), festivali fillon me 12 qershor dhe me 20 qershor përfundon. Këto data nuk janë rastësisht, data 12 qershor është përzgjedhë për ditën e çlirimit të qytetit tonë, data 20 është dita ndërkombëtare e refugjatëve. Data i shkojnë shumë trajtimit të temë që është shtëpia ku pjesën më të madhe e muraleve do ta trajtojnë vitin 99, eksodin, refugjatët e Kosovës dhe pikërisht datat janë përzgjedhë sipas temës” thotë Pranvera Sylejmani, drejtuese artistike e Muralfestit.

Për pikturimin e muraleve, gjatë këtij festivali marrin pjesë edhe artistë ndërkombëtar, të cilët punimet i kryejnë me inspirim nga tema e MuralFestit.

“Koncepti është home dhe kemi deshtë me tregu historinë tonë, prej eksodit 99′ e tutje.  Ka elemente të kësaj periudhe. Të gjitha punimet i detikohen temës  dhe këtij koncepti. Du me i falenderu shumë artistët që kanë me qenë pjesë e këtij edicioni, të cilët kanë punu dhe e kemi arritë atë pikën që e kemi deshtë ne si MuralFest”- thotë Lebibe Topalli, drejtoreshë ekzekutive e MuralFest-it.

MuralFest-i sivjetëm  është zgjeruar gjeografikisht, dhe një pjesë e muraleve do të punohen edhe në qytetin e Gjakovës./tvtema/


www.foxshop-ks.com