Kreu i komunës së Ferizajt, Agim Aliu të enjtën ka mbajtur takim me qytetarët ku i ka njoftuar për projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.
“Dhjetëra qytetarë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediave e shoqërisë civile për mbi dy orë diskutuan, parashtruan pyetje e ngritën çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale”, thuhet në njoftim.