Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, veç aktiviteteve të rregullta, me qëllim të përafrimit të policisë me qytetarët, në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt, ka realizuar projektin, tashmë tradicional, minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur me datën 20.06.2021, për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Ferizajt.
Ky aktivitet, kishte qëllimin human dhe sportiv.
Numri i përgjithshëm përkrahës të kësaj minimaratone ishte rreth 300 persona, ( qytetarë , pjesëtarë të policisë, FSK-së, klube sportive dhe institucione lokale e qëndrore).
Shtegu i vrapimit ishte 5 km, me fillim nga platoja e komunës së Ferizajt ,përgjatë rrugës “ Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të rrethrrotullimit te kazerma e FSK-së dhe anasjelltas.
Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë, që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj .
Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë edhe kupa për vendet fituese.