bajram rexhepi 870x5221 1 560x416 - Në gjimnaz “bëjnë be” se s’ka më regjistrime nxënësish “me të njofshëm”

Tanimë në Ferizaj është hapur konkursi për pranimin e nxënësve në klasët e dhjeta të shkollave të mesme.

Bajram Rexhepi, drejtor i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj ka bërë të ditur se në këtë shkollë sivjet do të pranohen 420 nxënës të rinj.

“Mund të ju informoj se gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” e ka edhe sistemin online të aplikimit, çka do të thotë se nxënësit munden me apliku në formën online prej ditës së enjte. Aty mund të aplikojnë, i kanë të gjitha të dhënat. Sistemi i pranon vetëm ata nxënës që i plotësojnë kriteret, sepse janë disa kritere të cilat duhet të plotësohen dhe sistemi në mënyrë automatike thotë se ju i keni plotësuar kriteret. Kështu që me datën 5, 6 dhe 7 korrik, nxënësi vjen në shkollë, e bëjmë verifikimin dhe në këtë formë e ka të qartë se sa poena i ka”.

Rexhepi tutje thotë se praktika që të shtohen paralele të reja pas pranimit të nxënësve sivjet është e pamundur të ndodhë.

“Qe dy vjet nuk është duke u praktiku kjo, viteve më herët ndoshta ka qenë, por qe dy vite nuk është duke u praktiku. Kjo do të thotë se numrin e paraleleve që ne e parashohim me konkurs ato do të pranohen, prandaj mos u shqetësoni se nuk ka me pasë. Pasi që e kemi sistemin online, çdo prind e nxënës mundet me e pa aty, në mënyrë elektronike, këto të dhëna i shkojnë edhe DKA-së. Kjo na e ka lehtësuar edhe neve punën shumë që nuk ka ndërhyrje, sivjet i kemi 15 paralele dhe 15 kanë me mbetë, edhe s’kemi kapacitet më shumë. Edhe po deshëm me i ba 16 ose 17, nuk kemi vend”.

Rezultatet për pranimin e nxënësve të klasës së dhjetë në këtë shkollë shpallen më 8 korrik./tvtema/


www.foxshop-ks.com