Mërgimtarët luten të mos lenë çanta në makina
Policia e rajonit të Ferizajt ka nisur një fushatë vetëdijësuese për vozitësit.
Cak i tyre janë kryesisht mërgimtarët të cilëve po iu jepen këshilla se si t’i shmangin situatat e rrezikshme në trafik.
Kjo fushatë u bë enkas për këtë sezonë që zakonisht është më e zhurmshmja sa i përket dukurive negative.
Disa prej tyre janë shkruar në fletushkat që po shpërndahen edhe tek qytetarët e tjerë.
Projekti që filloi këtë javë pritet të vazhdojë për dy muaj, deri në shkuarjen e bashkatdhetarëve.