Ka filluar ekzaminimi shëndetësor si fazë e fundit për rekrutët e rinj në FSK.
E kishe ëndërruar gjatë momentin, dhe duket se ai po vjen për Shkumbin Toshin.
19-vjeçari nga Ferizaj, qysh i vogël kishe dëshirë të bëhej ushtar i Kosovës.
E tash i duhet të kalojë vetëm edhe një fazë për të qenë pjesë e FSK-së.
Për të kryer fazën e fundit, atë të ekzaminimin shëndetësor Toshi, ka ardhur në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Toshi u rrit duke parë nga afër pjesëtarët e FSK-së tek marshonin afër shtëpisë së tij.
Ai thotë se për të arritur këtu ka punuar shumë.
E deri tash janë rreth 400 kandidatë për rekrutim në FSK të cilët duhet të kalojnë edhe fazën e ekzaminimeve shëndetësore në mënyrë që të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
400 rekrutët të cilët duhet të jenë të gatshëm për anëtarësim në FSK janë ndarë në dy grupe dhe deri më 9 korrik janë të obliguar të kryejnë ekzaminimin shëndetësor.
Procesi i rekrutimit të ushtarëve në FSK ka filluar në gusht të vitit 2020 e pritet të përfundojë së shpejti.