ambulanca 780x4391 1 560x416 - Ndërron jetë 84-vjeçari, u godit me veturë në Ferizaj para dy jave

Me  datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj, në  fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrin  në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin  me inicilaet  N.U (M/K) i moshës 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit,  lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84 vjecar , i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.

Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .

Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë,  me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurosisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.


www.foxshop-ks.com