policia arrestim e1465727256599 720x4301 1 560x416 - Arrestohen pesë persona pas mesnatës në një lokal në Gërlic të Ferizajt, njëri prej tyre dërgohet në mbajtje

Ferizaj – Pesë persona janë arrestuar pas mesnatës në një lokal në fshatin Gërlic të Ferizajt. Ndaj 15 të tjerëve u shqiptuan gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës (PK), ku thuhet se Stacioni Policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit, në ora 00:30, ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic të Ferizajt një lokal nate është duke punuar në kundërshtim me vendimet Qeverisë së Republikës për masat Covid-19.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit së bashku me Inspektorët e AUV-ut të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH ) kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në këtë lokacion dhe aty, edhe përkundër masave Covid-19 ai lokal ishte i hapur duke punuar dhe brenda ishin disa persona.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare policia dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë duke u kanosur nga një person dhe duke u penguar nga disa të tjerë.

“Edhe përkundër përpjekjeve të policisë që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, të detyruar nga veprimet e pesë ( 5) personave që në mënyrë aktive kanë penguar punën e policisë, të njëjtit persona i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizajt, ndërsa të gjithë personave tjerë që ishin aty pesëmbëdhjetë(15) u janë shqiptuar gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes.”, thuhet tutje në njoftim.

Aty bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit me inicialet H.S i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër të tjerët janë liruar për procedurë të rregullt.

“Ky rast iu ka referuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtejme hetimore.”, përfundon njoftimi i PK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.


www.foxshop-ks.com