auto muraliiiiiiiiiiiii16436203641 560x416 - Hiqet reklama nga murali në Ferizaj

Është larguar reklama e një kompanie të birrës nga murali “Kamarieri” në Ferizaj.

Lexues të Ferizaj24 kanë dërguar pamje teksa shihet duke u larguar reklama në fjalë.

Në atë hapësirë gjendet murali i parë në Ferizaj, “Kamarieri”, që është i vendosur në Hotel Lubetenin.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Organizata Mural Fest Kosova ka kërkuar të dielën që muralet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që të mos lejohet dhe të parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi dhe keqpërdorimi i tyre.


www.foxshop-ks.com