Të hënën në mbrëmje një veturë u dogj derisa po hynte në një pompë të derivateve në magjistralen Prishtinë Ferizaj, më saktësisht në Babush. Ky shpërthim i mori jetën një personi, trupi i të cilit ende nuk është identifikuar.
Sinjali publikoi pamje të veturës duke u djegur, mirëpo sot iu sjellë edhe momentin e shpërthimit të veturës.
Në pamje shihet se djegia fillon prej poshtë e më pas shpërthen e gjithë vetura, ndërsa edhe xhamat e lokalit thyhen.
Përveç shoferi që vdiq, një punëtore e pompës së benzinës u lëndua. Sipas Prokurorisë, 21-vjeçarja u lëndua nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti.
[fvplayer id=”1″]
Prokuroria e Ferizajt dje ka njoftuar se ka filluar hetimet në lidhje me rastin, të cilin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.