rilindberisha 560x416 - Kush është Rilind Berisha – Kandidat për Asamblenë Komunale në Ferizaj, Nr. 32 nga PDK

Të dashur qytetarë të Ferizajt

Rilind Berisha është lindur dhe rritur në rrugën “Zenel Hajdini”, në zemër të Ferizajt. Ai vjen nga një familje me tradita të forta arsimdashëse dhe atdhetarie. Babai i tij, Agim Berisha, ka qenë mësues i respektuar, ish i burgosur politik, anëtar dhe shef i grupit parlamentar në Kuvendin Komunal, si dhe Drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Arsimi dhe Formimi Akademik

Shkollimin fillestar e kreu në shkollën fillore “Ahmet Hoxha”, ndërsa më pas vijoi studimet në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”.

Studimet Bachelor dhe Master i përfundoi në Universitetin e Perugias në Itali, ndërsa aktualisht është në përfundim të doktoraturës në Universitetin e Evropës Juglindore.

Përvoja Profesionale

Pas kthimit nga Italia, Rilind Berisha punoi pranë Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës dhe më pas katër vite në mbështetje të luftëtarëve të lirisë në Hagë.

Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, ku ka shërbyer si:

• Prorektor
• Drejtor
• Ligjërues

Aktualisht, ai punon si asistent profesor në Universitetin “Kadri Zeka”.

Vizioni për Ferizajn

Gjatë gjithë rrugëtimit të tij, Rilind Berisha ka mbajtur një bindje të fortë: se me dije, përkushtim dhe vizion, mund të arrihet më shumë për Ferizajn dhe për Kosovën.

Ai synon të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal, për të ndërtuar një Ferizaj modern, të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.

Pse të votohet Rilind Berisha?

• Vjen nga një familje me traditë arsimdashëse dhe patriotike
• Ka përvojë akademike dhe institucionale brenda dhe jashtë vendit
• Beson në zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe barazi
• Synon të punojë për një Ferizaj që u shërben të gjithëve – pa dallim.