Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar të premten, një aksion pas pranimit të informacioneve për prezencë të barnave pa banderola të Republikës së Kosovës në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Doganës, aksioni antikontrabandë është zhvilluar në dy barnatore dhe dy shtëpi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vend të ndryshme.
“Gjatë kontrollit është hasur një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme, të cilat ishin të strehuara në kushte të mjerueshme, duke rrezikuar kështu drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Për këto gjetje, Dogona thotë se është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe, siç thuhet më tej në njoftim, me urdhër të Prokurorit, nga zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës është duke u intervistuar pronari i barnatoreve.