190301813 highres 560x416 - Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm tre muaj

Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se nga 01. 11.2025 nuk do të lejohet qarkullimi i automjetet me traga të huaja me autorizim më shumë se tre muaj.

Policia thotë se këto masa i merre në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete, neni 41. Mosrespektimi i këtij ligji nga ngasësit e automjeteve sipas njoftimit do të përcjellët me gjoba nga 200 deri në 270 euro.

Sipas njoftimit, mjeti (mjeti motorik) i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor në Kosovë, jo më gjatë se tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë.