NGA: AKADEMIK: MEHMET HALIMI
I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, effendi mr. Naim Tërrnava,
I nderuari dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Fahrush Rexhepi,
I Nderuari Autor I Enciklopedisë Kombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut”,z. Afrim Mustafa,
Të Nderuar refereues,
Pjesëmarrës s të këtij promovimi solemn madhështor,
Dashamirë të kulturës, historisë sonë kombëtare që prezantoni në këtë promovim shumë të rëndësishëm të histories sonë kombëtare,
Prania juaj e madhështon, e solemnizon dhe e kuptimëson këtë tubim, duke e kurorëzuar një vepër kapitale dhe enciklopedike – historike e Autorit, Afrim Mustafa , i cili falë dëshirës së madhe e vullnetit të flakët, duke investuar shumë mund, djersë e punë, duke kaluar shumë net pa gjumë , punoi vijimisht e intensivisht dhe arriti t’i tejkalojë të gjitha pengesat drejt synimit e qëllimit të caktuar të realizimit e të kurorëzimit të kësaj vepre madhore të historiografisë sonë kombëtare. Sepse, çdo ngajrje a ndodhi që shkruhet, ajo ruhet… “ Shkrimi është kurthë, e kujtesa është gjah”… Ashtu siç e zë kurtha gjahun, e nuk e lëshon dot, po ashtue dhe shkrimi e zë dhe e përjetëson kujtesën. Me këtë vepër enciklopedike, autori shumë i nderuar, Afrim Mustafa ka përjetësuar shumë ngjarje e ndodhi, ka regjistruar e përjetësuar shumë beteja e përleshje kundër armiqve të egër e barbarë dhe i ka bërë të përjetshëm shumë viktima e dëshmorë, gjaku i të cilëve na solli lirinë, sepse liria fitohet, ajo nuk dhurohet… Ajo është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë, ndaj si të tillë duhet të dijmë ta çmojmë e ta gëzojmë, duhet të dijmë ta vlerësojmë e ta ruajmë, siç i ka hije një populli liridashës e paqedashës. Ne si popull, ashtu siç mburremi e krenohemi me luftëtarët, dëshmorët e heronjtë tanë, po ashtu mburremi edhe me njerëzit e dijes e të pendës, sepse penda ( lapsi e libri ) është arrna e shpata e intelektualit krjues . Faik Konica, intelektual, i dtur e me famë , shkrimtar e atdhetar i shquar, për t’u arsyetuar para popullit të vet, me përvujtni, modesti e sinqeritet, tha: ” Unë nuk jam njeri i luftës. Polla ime është pena. Me atë, pëçrpiqem t’i ndihmoj atdheut”… Sepse, popullit e atdheut mund t’i ndihmohet e t’i shërbehet besnikërisht e shpirtërisht me tri mënyra parësore: “ Me dituri, me pasuri dhe me trimëri- me jetë , me gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë”, për të jetuar i lirë dhe i denjë njeriu në atdheun e vet stërgjyshor e autokton. Sepse, “Pa Vatan, ska din dhe iman, pa atdhe s ‘ka besim- fe” ( Haxhi Zeka) … E përshëndesim, e përgëzojmë dhe e urojmë autorin e veçantë, Afrim Mustafa për këtë vepër kaq voluminoze , serioze e shumë madhore, me vlerë të lartë enciklopedike – historike , duke i uruar shëndet e jetë të gjatë e suksese, që të na dhurojë edhe vepra të tjera…E urojmë edhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe Fakultetin e Studimeve Islame për këtë promovim solemn të veprës madhore “ Bardhësitë e Atdheut” dhe autorit madhor, Afrim Mustafa.
P.Sh. Ky recension për veprën e përmasave kombëtare, shrkuar nga Akademik, Mehmet Halimi, është lexuar para shumë të tubuarve të Promovimit solemn të Enciklopedisë Kombëtare, “Bardhësitë e Atdheut” , mbajtur në Fakultetin e Shkencave Islame, në Prishtinë, më datë 5 maj 2015. Promovues ishin: Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës me në krye mr. Efendi Naim Tërrnnava dhe Fakulteti i Shkencave Islame, udhëhequr nga dekani, prof.dr. Fahrush Rexhepi . Në Promovimin e shkëlqyeshëm, referuan edhe: Mr. Naim Tërrnava, Gjeneralmajor, Rrustem Berisha, prof.dr. Fahrush Rexhepi, prof.dr. Agim Zogaj dhe mr. Bahri Gashi./Ferizaj24/