Më 15 qershor pas një përleshje që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj, E.I, 26 vjeçar, kishte ndërruar jetë pas plagëve të shkaktuar nga goditja me thikë.
“Lidhur me rastin me 18.06.2018 njësia policore ka arritur të identifikojë dhe arrestojë edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.
Policia më herët për këtë rast ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, D.SH. 29 vjeç dhe M.M. 22vjeç.