Qendrat shëndetësore në Kosovë, po përballen me mungesë të madhe të personelit shëndetësor.
Por, pacientët janë duke u përballë edhe me një problem tjetër.
Mjekët nuk po e respektojnë orarin e punës, dhe atë të pauzës.
Një qytetarë ka dërguar një video në emisionin “Zyra e Ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini, ku tregon pikërisht për këtë fakt.
Në Ferizaj, te Qendra e Mjekësisë Familjare një pacientë ka regjistruar një video në orën 16:15, 15 minuta pas përfundimit të pauzës, por asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës.
Në korridor presin të marrin shërbime rreth 20 pacient.
VIDEON SHIKOJENI NGA MINUTA 28:15