elieneleiflelt 620x3091 560x309 - Elinel flet njëherë e mirë për këngën e vjedhur të Drake: ‘Ta studiojmë ligjin mirë'

Që prej disa ditësh po qarkullon kudo lajmi se Drake ka vjedhur këngën e Elinelit. Bëhet fjalë për këngën “Can’t Take A Joke” të albumit të ri të Drake- ut, që supozohet të jetë marrë nga kënga “Bullet” e reperit shqiptar, publikuar më 2012- ën.

640 0 5b3c7742723c71 - Elinel flet njëherë e mirë për këngën e vjedhur të Drake: ‘Ta studiojmë ligjin mirë'

Qe vetë Elineli, ai i cili postoi një video në Instagram ku dëgjohen dy versionet e këngëve, ngjashmëria e të cilave është mjaft e dukshme.

640 0 5b3c7700858f91 - Elinel flet njëherë e mirë për këngën e vjedhur të Drake: ‘Ta studiojmë ligjin mirë'

I ftuar në “NIN”, Elinel foli gjerësisht për çështjen në fjalë:

“Unë e mora vesh kur më shkruajtën shumë persona në Instagram. E dëgjova këngën, ngjasonte, s’po dua t’i hyj a e ka vjedh, a s’e ka vjedh. Postova videon ku tregova ngjashmërinë mes këngës sime dhe të atij. Filluan pastaj: Jo ai nuk të njeh, jo kështu. Në rregull, ai mund të mos më njohë, por më njohin tekstshkruajtësit e tij se ai nuk i shkruan vetë. Faqja e tij po sulmonte me komente. Ata nuk më kanë kontaktuar, as menaxheri i tij nuk e ka kontaktuar menaxherin tim. Tani do të shohim, nëse ndërtohet një cështje solide duhet ta studiojmë ligjin mirë, plagjiatura. Nëse ligji është në anën tonë pse jo.”

Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vazhdim.


www.foxshop-ks.com