Në tri qytete të ndryshme të Kosovës janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtve u është gjetur në posedim substanca narkotike e llojit marihuanë
Tre persona kanë përfunduar në pranga për posedim të substancave narkotike në njëzetekatërorëshin e fundit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme, në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë të Jugut, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, e njëri është dërguar në mbajtje.
Të tre të arrestuarve u është gjetur në posedim substanca narkotike e llojit marihuanë, ndërsa në total sasia e kapur është 160 gramë.