duhani1 e1535654203502 560x416 - Ferizaj, zbulohet minifabrika për përpunimin e duhanit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën kosovare kanë zbuluar mbi n mbi 300 kilogram duhan të papërpunuar si dhe një makinat për përpunim e duhanit

Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.

Sipas njoftimeve, personi që posedonte një fabrikë të vogël, e përpunonte duhanin pa u “hetuar” nga autoritet.

“Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së   urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse, sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar, i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme” thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrancë është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese.

“Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje, ky duhan nuk ka te drejte të del në treg. Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen”, thuhet në vazhdim të njoftimit. Citon Albinfo.Ch.

Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon: duhan i përpunuar 171 kilogram; duhan i papërpunuar 161 kilogram dhe; makina për bluarjen e duhanit.


www.foxshop-ks.com