Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tanja Fajon raportuese për çështjen e vizave për Kosovën, vlerësoi si hap shumë me rëndësi për Kosovën.
Në favor kanë qenë 30 vota pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kurse 10 kundër.
Ndryshe Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, raporton rtk, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.