Policia e Kosovës ka raportuar se pas një pune hetimore në Gjilan gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Gjate intervistimit i dyshuari ka pranuar se në bashkëpunim me të dyshuarit tjerë kanë lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.