Legjenda e boksit, Mike Tyson, shpërtheu në lot teksa fliste për reperin e ndjerë, Tupac, në një intervistë të tijën mjaft emocionale.
Tupac Shakur u qëllua për vdekje në një makinë të drejtuar nga Suge Knight në Las Vegas më 7 shtator 1996.
Ai vdiq nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.
Disa orë para të shtënave, ai ishte i pranishëm në Grand MGM për të parë shokun e tij, Tyson, i cili atë ditë kishte një ndeshje të raundit të parë me Bruce Sheldon.
Kjo do të ishte edhe hera e fundit që 25-vjeçari do të shfaqej në kamera.
Kur Tyson u pyet për marrëdhënien e tij me Tupac, ai nuk i mbajti lotët.
“Ai ishte me të vërtetë i lumtur pas dyluftimit tim, ai erdhi në konferencën për shtyp me mua”, ka thënë boksieri.
“Isha në shtëpi, duke fjetur [kur kuptova se ishte i vdekur]. Ata nuk më lejuan ta shihja atë”, ka shtuar më tej ai.
“Është shumë e vështirë për të folur, ai ishte një i ri i cili me të vërtetë donte të ishte i madh dhe kjo ndodhi”, thotë tutje Tyson.
Duke kujtuar momentin e parë kur u takua me të, Tysan tha: “Ishim në një klub, kur u takuam për herë të parë.
Tupac u qëllua katër herë – dy herë në gjoks, një herë në krah dhe një herë në kofshë – ndërsa ai u tërhoq jashtë Klubit 662 të Las Vegasit me një BMW të zezë në pronësi të Knight.
Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me vrasjen e tij dhe deri më sot çështja mbetet e hapur.
Teoritë e konspiracionit të egër ende pretendojnë se Tupac mund të jetë ende gjallë.
Ai konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Telegrafi/